Ish-deputeti i SNS-së: Vuçiq dhe pakurrizorët e tij po e gënjejnë publikun lidhur me Kosovën

nga D V

Dragan Shormaz dikur pjesë e partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq e ka akuzuar këtë të fundit se po përhap gënjeshtra.

“Turp se si Vuçiqi dhe pakurrizorët e tij e gënjejnë publikun për Kosovën. Kurti veç po e përdorë budallakinë e tyre. Kontrolli e kamionëve po kryhet për shkak të Banjskës, sepse një herë veç ishin bartur armë në Kosovë”, ka shkruar në platformën X Shormaz.

“Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar sepse diletantë i kanë lëshuar komunat”, ka theksuar politikani serb.

Shormaz, gjatë konferencën e organizuar nga Instituti “Octopus” në Prishtinë, para disa dirësh, Aleksandar Vuçiqin e kishte quajtur shef të terroristëve të Banjkës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More