Ish-deputeti Jurgis Çyrbja në pranga, Rama mbledh Kryesinë e PS

nga D V

Një ditë pas arrestimit të ish-deputetit të qarkut të Durrësit, Jurgis Çyrbja, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste.

A2 CNN mëson se Rama do të mbledhë të majtët në orën 18:00 në selinë rozë.

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet një orë pasi shefi i qeverisë të ketë mbyllur një takim me kandidatët që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Socialistët e kanë hapur platformën ‘Deputeti që Duam’ prej fundit të muajit korrik dhe kanë ftuar të aplikojnë profesionistët e çdo fushe që janë të bindur se mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More