Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në SPAK për “21 janarin”

nga D V

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është paraqitur sot në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

Në kohën e kësaj ngjarjeje,  Burgaj u akuzua nga opozita e kohës se nuk zbatoi urdhërarrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej atëherë nga Ina Rama. Pretendimi në atë kohë ishte se në urdhër kishte gabime ortografike të emrave dhe ishin shënuar me laps.

Pas daljes nga SPAK, ish-kreu i Policisë së Shtetit tha se ishte paraqitur si person që ka dijeni për çështjen.

“Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhrat. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More