Ish-kreu i NATO-s në Hagë, Wesley Clark: I përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’i bënte Kosovës

nga L. M

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, Wesley Clark e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë ku është thirrur prej ekipit të mbrojtjes së Hashim Thacit.

Gjenerali tashmë në pension, i qëndroi besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam të dhëna që dëshmojnë të kundërtën”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More