Ish-kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski: Martin Kostovski ka shanse reale për fitore në zgjedhjet lokale

nga Xh M

Kumanovë, 9 gusht – Ish-kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski – Cic, në një intervistë për emisionin “Stadion” në Radio Kanal 77, deklaroi se kandidati i LSDM-së, Martin Kostovski, është një zgjedhje e mirë dhe ka shanse të mëdha për të fituar në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Damjanovski foli edhe për marrëdhëniet e tij me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, për kontaktet me disa figura të rëndësishme të së kaluarës brenda partisë, si dhe për perspektivën politike të disa prej tyre.

“Me Venko Filipçen nuk takohem shpesh. Një herë kur u pamë, më ofroi bashkëpunim, por nuk e pranova, për shkak të moshës dhe konceptit tim politik. Por e respektoj shumë si intelektual dhe profesionist. Në këtë moment, ai i plotëson kriteret për të qenë lider i LSDM-së,” u shpreh Damjanovski.

Në lidhje me kandidaturën e Martin Kostovskit për komunën e Kumanovës, Damjanovski e vlerësoi si një zgjedhje të qëlluar dhe një zgjidhje të përshtatshme partiake.

“Martin Kostovski është një kandidat i mirë për kryetar komune. Ai përfaqëson drejt një qasje të re dhe është një profil që i shkon për shtat qytetit dhe partisë,” tha ai.

Në intervistë, Damjanovski ndau edhe kujtime dhe vlerësime për marrëdhëniet e tij të hershme me ish-liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

“Me Brankon kemi ndërtuar një raport të shkëlqyer pas fitores time në zgjedhjet lokale të vitit 2006, në një periudhë kur LSDM kalonte një krizë të thellë. Prej atëherë kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Është jashtëzakonisht korrekt dhe e respektoj shumë. Takohemi, bisedojmë shpesh për politikën. Më vjen keq që nuk është më aktiv në politikë,” përfundoi Damjanovski në emisionin “Stadion”.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor 2025, ndërsa gara për komunat e mëdha, përfshirë Kumanovën, pritet të jetë e ashpër dhe vendimtare për zhvillimin politik të partive në nivel lokal dhe qendror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More