Ismaili në Mbrojtje, Bexheti në Bujqësi, ja propozimet për Zëvendës ministra

nga Xh M

Shkup, 19 qershor – Kryesia e Aleancës për Shqiptarët e prirë nga Arben Taravari ka votuar unanimisht propozimet për dy zëvendësministrat që i takojnë në kuadër të koalicionit VLEN në qeverisjen e re.

Për postin e zëvendësministrit të mbrojtjes është propozuar Elfete Ismaili nga Shkupi, ndërsa në postin e zëvendësministrit të bujqësisë, Flakron Bexheti. Dy emrat e përmendur pritet që të votohen në Kuvendin e RVM.

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, sot më 19 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për Qeverisjen ardhshme dhe me unanimitet zgjodhi kandidatët për zv/Ministra në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti votoj Parlamenti i RMV-së.

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv/Ministër të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti kandidat për zv/Ministër të Bujqësisë.

Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në më krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga evropiane e vendit dhe rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve janë shtyllat bazë të qeverisjes së ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More