Shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 7 maj – Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë (në fushën sportive) sot do të mbahet fFestimi qendror me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maji.

Siç informojnë  nga Ministria e Punëve të Brendshme, në ngjarje fjalime do të kenë kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB Aleksandar Janev.

Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe ministra dhe të ftuar të tjerë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni.

Në kuadër të festimit janë paraparë ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve nga njësi të ndryshme policore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More