Ismaili takoi Burkhard Balz, anëtar Bordi i Bundesbankës Gjermane

nga L. M

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët, pati sot nderin të mirëpresë Burkhard Balz, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bundesbankës Gjermane, së bashku me delegacionin e tij, me rastin e vizitës së parë të nivelit të lartë të Bundesbankës në BQK.

 

“Guvernatori Ismaili dhe Balz diskutuan mbi bashkëpunimin e fortë dhe afatgjatë ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të rezervave, operacioneve dhe ngritjes se kapaciteteve. Guvernatori shprehu mirënjohjen e tij për partneritetin profesional me Bundesbankën, përfshirë rolin e saj në operimin, në emër të Eurosistemit, të linjës repo në dispozicion për BQK-në”, njofton BQK.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e informoi z. Balz edhe për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të Kosovës dhe për reformat e gjera strukturore të ndërmarra për forcimin e stabilitetit financiar, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, Guvernatori rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke theksuar pritjet për mbështetje dhe avokim të mëtejshëm nga partnerët evropianë, përfshirë edhe Bundesbankën Gjermane.

Kjo vizitë pason takimin e fundit të Guvernatorit Ismaili me Presidentin e Bundesbankës, Joachim Nagel, në seline e Bundesbankës ne Frankfurt, dhe reflekton thellimin e lidhjeve institucionale dhe bashkëpunimit strategjik.

Në përfundim të vizitës, të dy palët vlerësuan gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që po ofrohet përmes programit të financuar nga BE-ja “Programi për Fuqizimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Bundesbanka në bashkëpunim me partnerët e Bankave Qendrore te Eurosistemit, si dhe shprehën gatishmërinë për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Vizita nënvizon përkushtimin e BQK-së për ndërtimin e partneriteteve të forta ndërkombëtare dhe shfrytëzimin e ekspertizës për të forcuar sistemin financiar të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More