Ismaili: Vota e PDK-së do të jetë kundër

nga D. V.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili e ka quajtur të pakuptimtë seancën për mandatarin, për çka tha se dihet tashmë rezultatit dhe se kjo u bë vetëm për ta fajësuar opozitën, raporton Ekonomia Online.

Ai i bëri thirrje Galuk Konjufcës si mandatari i dytë për kryeministër nga LVV, të distancohet dhe të kërkojë hetim për të zgjeruar hetimet ndaj Martin Berishajt.

“Sot jemi thirrur në një seancë e pa kuptimtë sepse rezultatet i dimë të gjithë. Fillimisht është e pa kuptimtë sepse nuk ka njeri as më VV as në Kosovë fatkeqësisht, as vetë Glauk Konjufca që besoj që mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë. A mundet Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetim për të bërë një burim të mirë, hetime të zgjeruara ndaj Martin Berishajt. Të kërkojë hetime të zgjeruara për Ministren Hajdari. Vota e PDK-së do të jetë kundër. Kjo seancë është për të tentuar të fajësohet ish-opozita”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More