Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

nga D V

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë, në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportimeve, të dy viktimat ndodheshin në një veturë kur janë qëlluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Nga të shtënat është dëmtuar vetura, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me 17 fishekë.

Pas hetimeve dhe intervistimit, prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More