Ivan Stoilkoviq mendon se mund të bëj shaka me gjuhën shqipe

nga Xh M

Shkup, 10 qershor – Ngjarjet e fundit në lidhje me drejtorin e Inspektoratit të gjuhës shqipe ku ministri Stoilkoviq tha se do të kërkojë shkarkimin e tij në seancën e ditës së sotme, ka bërë të reagojë dhe analisti Arsim Sinani i cili ka lëshuar një porosi ku thotë se duhet mbajtur duart larg nga gjuha shqipe.

Larg duart nga gjuha shqipe. Ivan Stoilkoviqi mendon se mund të bëjë shaka me Gjuhën Shqipe. As ai, dhe askush tjetër as edhe shkronjën A se prek, e lere më gjuhën shqipe. Retorika shoviniste e përfaqësuesit sërb i afërt ne Vuçiqin dhe Dodikun mund ti dëmtojë marrëdhëniet shqiptaro-maqedone, pasi Sërbia e do Maqedoninë e Veriut banovinë sërbe. Por gjuha e tij prokovuese, e nxitur nga Beogradi nuk kalon, thjeshtë ai, e sfidon veten drejtë një dështimi, shkruan kështu në reagimin e tij Sinani.

Sipas tij, partitë shqiptare po reagojnë shumë dobët dhe se kjo lejon që Stoilkoviqi të fitojë teren.

Reagimi i dobët i partive shqiptare në Qeveri i Koalicionit VLEN dhe opozitës FRONTI EUROPIAN lejon që Ivan Stoilkoviçi të fitojë terren. Çuditem sesi Bekim Qoku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, i deleguar i Albin Kurtit nuk ka reaguar deri më tash, thotë mes tjerash Sinani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More