Shkup, 25 gusht – Hapësira e jashtme e Hotelit Bushi në Shkup u mbush sot nga një numër i madh grash dhe të rejash, të cilat morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Forumi i Gruas i koalicionit VLEN.
Në këtë ngjarje, një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, dëshmoi mobilizim të fuqishëm në Çair, duke e kthyer aktivitetin në një shfaqje force politike përballë rivalit të tij nga AKI.
“Ne besojmë në një Çair, ku asnjë vajzë nuk detyrohet të ëndërrojë më pak vetëm pse është vajzë. Një Çair ku çdo vajzë e grua ka vend në tavolinën e vendimmarrjes, ku çdo djalë e burrë është krenar që mbështet barazinë, dhe ku të rinjtë janë forca që frymëzojnë gjithë vendin. Le ta bëjmë Çairin shembullin më të fortë se barazia është e drejtë, dhe kjo e drejtë duhet të bëhet realitet. Në Qeveri e në Kuvend, këtë e kemi dëshmuar. Tani është koha ta bëjmë edhe në Komunë!” deklaroi Izet Mexhiti
Pjesëmarrja e gjerë e grave u cilësua si tregues i mbështetjes së fortë për vizionin e Mexhitit dhe për rolin e rëndësishëm që VLEN i jep gruas në politikë dhe shoqëri.