Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e lirisë

nga Xh M

Shkup, 16 shkurt – Kreu i LD-së Izet Mexhiti së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj partie ka vendosur lule pranë shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë për nderë të 24 vjetë nga Qëndresa për Liri dhe Barazi.

Lajmin e ka shpërndarë edhe ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Plot 24 vite më parë, në këtë ditë, u ndez zjarri i qëndresës për liri dhe të drejta të barabarta. Luftëtarët e UÇK-së ngritën zërin dhe armët për dinjitetin kombëtar, duke u bërë simbol sakrifice dhe guximi. Sot, pranë emblemes së shqiponjës, përulemi me nder dhe respekt për ata që nuk kursyen as jetën për të ardhmen tonë. Kujtesa e tyre është amanet, ndërsa liria dhe barazia mbeten përgjegjësia jonë!

Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More