Izet Mexhiti: NUK KA QEVERI PA VLEN-in

nga Xh M

Shkup, 25 tetor – Në edicionin e sotëm të emisionit Trilling, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se nuk ka asnjë parti tjetër shqiptare që mund të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Në pyetjen për mosmarrëveshjen me partinë e koalicionit ZNAM, Mexhiti deklaroi se është më e lehtë dhe më logjike që mund të funksionojë koalicioni VMRO dhe VLEN, sesa VMRO dhe ZNAM, sepse nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarë.

Zëvendëskryeministri theksoi se VLEN ka një qasje serioze dhe transparente dhe udhëhiqet nga synimet e vendosura në fillim, që janë lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe decentralizimi.

Sipas Mexhitit partia ZNAM po luan me kartën nacionaliste, e cila për arsye të paqarta sillet në këtë mënyrë.

“Ata kanë dalur nga LSDM dhe deri dje luftonin për konceptin qytetar”, sqaroi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More