Izraeli ka filluar sulmin e tij tokësor në Gaza, me tanket që thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit.
Lëvizja islamike Hamas ka vetëm disa ditë për të pranuar një marrëveshje dhe Katari është i vetmi që mund të ndërmjetësojë, sipas sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.
Të paktën 62 persona u vranë dje në enklavën palestineze.
Familjet e pengjeve izraelite protestuan përsëri, ndërkohë që Netanyahu falënderon Trump pas kërcënimit të tij ndaj Hamasit.
”Izraeli nuk do ta sulmojë përsëri Katarin”, siguron presidenti amerikan.