Ja numri ku mund të caktohen termine për pasaporta dhe letërnjoftime në policinë e Sarajit!

nga I Z

Shkup, 14 tetor – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, të shtunën në shoqëri të ministrit Pançe Toshkovski, kanë hapur Zyrën e re të shërbimeve administrative të MPB-së në komunën e Sarajit.

Kjo njësi sipas Isenit do të mundëson qasje më të shpejtë të qytetarëve të kësaj komune në shërbimet e MPB-së. Ndërkohë është publikuar edhe numri i teefonit në cilin qyetarët e Sarajit doo të mund të rezervojnë termine ër t’u fotografuar për dokumente personale, shkruan Zhurnal.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Sarajit se është hapur pika e re e fotografimit për dokumente personale në stacionin policor të Sarajit (Matkë). Kjo pikë shërben për fotografimin dhe përgatitjen e dokumenteve personale si letërnjoftime, pasaporta dhe dokumente të tjera zyrtare.
Për më shumë informacione, mund të kontaktoni stacionin policor të Sarajit në numrin [+389 72 334 824]”, thuhet në njoftimin e bërë./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More