James Rubin edhe sot dëshmon në Hagë

nga D. V.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, sot do të dëshmojë edhe sot në ditën e tretë në Hagë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, ai dha dëshminë e tij i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin tha se gjykimi që po i bëhet Thaçit, është i padrejtë.

Ai treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore.

Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së, dëshminë e tij e filloi me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.

Derisa foli edhe për disa periudha të ndryshme gjatë luftës dhe rolin e Hashim Thaçit, si drejtor politik i UÇK-së, por edhe personalitete tjera me rëndësi si ai i Adem Demaçit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More