Janë arrestuar 14 doganierë, një ish-doganier dhe një polic, u konfiskuan 50 mijë euro ryshfeti! Detaje nga aksioni i mbrëmshëm

nga I Z


Shkup, 16 tetor
– Prokuroria ka dalë me informacione të detajuara nga aksioni i mbrëmshëm i policisë ndaj të dyshuarëve në Drejtorinë e Doganave.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në aksioni e koduar “Kalimi”, janë gjetur 50.000 euro, që dyshohet se janë marrë si ryshfet. Janë bastisur 26 lokacione në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, ndërsa janë arrestuar 14 doganierë, një zyrtar i pensionuar i Drejtorisë së Doganave dhe një polic. Nga Prokuroria thonë se aksioni ka nisur pasi një person ka denoncuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndaj 3 personave.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozime për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve, ndërsa për dhjetë të dyshuarit e tjerë ka propozuar masë të kujdesit”, shtojnë nga Prokuroria./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More