Janë investuar mbi 65 milionë euro në arsim periudhën e fundit prej një viti e gjysmë, thotë Mickoski

nga D. V.

Shkup, 16 janar – Në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë Qeveria investoi mbi 65 milionë euro, informoi kryeminsitri Hristian Mickoski dhe shtoi se do të vazhdojnë me investime në arsim, që, siç thekson, është një prej prioriteteve të tij kryesore.

“Të fundit që e shqyrtuam si informatë se për një viti e gjysmë mbi 65 milionë euro janë investuar në arsim. Pej tyre, rreth 56 – 57 milionë euro janë pjesë e programit AA. Kështu që, arsimi është një prej prioriteteve tona kryesore si Qeveri dhe vazhdojmë edhe më tej të investojmë sepse pa arsim cilësor nuk ka të ardhme”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës tek salla e rikonstruuar sportive në Kratovë.

Edhe ky objekt, shtoi, është pjesë e atyre investimeve në infrastrukturë.

“Ky objekt është pjesë e atyre investimeve. Ka mbi 160 – 170 projekte në mbarë vendin të parapara për investim në pjesën e arsimit, në shkolla, konvikte…, diçka që është imperativ për këtë Qeveri”, tha kryeministri Mickoski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More