Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq janë deputetë të rinj në vend të Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikollovski

nga Xh M

Shkup, 5 korrik – Komisioni Shtetëror Zgjedhor e mbajti seancën e 109-të, në të cilën Komisioni e shqyrtoi Njoftimin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin informohet se Kuvendi në seancën e mbajtur sot konstaton se deputetëve të zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE u ndërpritet mandati i deputetëve sipas nenit. 152 të Ligjit Zgjedhor.

Sinisha Stojanoski është emëeruar drejtor i ri në SPQ “8-të shtatori”, ndërsa Boban Nikollovski për drejtor në Drejtorinë Doganore.

Në vendin e Stojanoskit dhe Nikollovski në Kuvend do të jenë Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq.

“Në seancë Komisioni informoi se sipas nenit. 153 paragrafi 2 i Ligjit Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë i njoftoi këta kandidatë nga listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e RMV-së për NZ 1 dhe NZ 2 nga koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq të cilët bëhen deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së. Në përputhje me këtë, KSHZ-ja lëshoi ​​certifikatat për deputetë të zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtuan në seancën e sotme anëtarët e KSHZ-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More