Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet prioritet i Ministrisë.

Sot është realizuar pagesa në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për 7.826 përfitues.

Kjo pagesë i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë të mbjella sipërfaqe me këto lloje pemësh: mollë, kumbull, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar tek blerës të regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për kapacitetet e veta përpunuese, për nevoja shtëpiake apo të shitura në treg.

Kujdesin ndaj bujkut vazhdojmë ta tregojmë me vepra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More