Janë regjistruar 646 kundërvajtje në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt”

nga Redaksia

Shkup, 3 shkurt, Zhurnal.mk – Në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt” janë regjistruar 646 kundërvajtje, që paraqet një ulje drastike krahasuar me 120 mijë kundërvajtje gjatë periudhës testuese. Për kalim në semafor të kuq janë konstatuar 64 kundërvajtje, shumica në territorin e Shkupit – 35 raste.

Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë regjistruar 582 kundërvajtje, prej të cilave 445 në Shkup, 36 në Tetovë, 31 në Kumanovë dhe 70 në Korridoret 8 dhe 10.

Janë shqiptuar 101 ndalesa për drejtimin e automjetit, mbi bazën e këtyre dy llojeve të kundërvajtjeve, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qytetarët shprehen të kënaqur dhe shpresojnë se gradualisht do të përmirësohet kultura e komunikacionit në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More