Janë zbatuar 62 kontrolle të jashtëzakonshme të paketave të Vitit të Ri, te dy janë gjetur produkte me afat të skaduar

nga D V

Shkup, 24 dhjetor – Javën e kaluar janë zbatuar 62 kontrolle të jashtëzakonshme për sigurinë e paketave të Vitit të Ri, me ç’rast te dy janë gjetur prodhime me afat të skaduar, si dhe me kohëzgjatje të shkurtër, deri muajin e 12-të të vitit 2024, kumtoi Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV).

Sipas AUV-së, janë konstatuar edhe ndryshime organoleptike të produkteve në paketimet përmbledhëse, të cilat janë me afat të rregullt të kohëzgjatjes.

Operatorëve, tek të cilët janë konstatuar parregullsitë, u është urdhëruar tërheqja e paketimeve nga qarkullimi dhe asgjësimi i tyre, për parregullsitë e konstatuara janë lëshuar vendime për heqjen e parregullsive, ndërsa janë shqiptuar edhe padi adekuate kundërvajtëse.

“Inspektorët tanë javën e kaluar kanë zbatuar kontrolle në depo për paketimin e paketave të Vitit të Ri, marketet dhe shitoret, të cilat kryejnë tregti me paketime të Vitit të Ri. Në kuadër të 62 kontrolleve, u konfirmua shënimi joadekuat i paketimeve tek katër operatorë. Tek tre lloje të paketave u konstatua se në paketimin përmbedhës nuk ka afat të kohëzgjatjes, respektvisht datë minimale e kohëzgjatjes së prodhimeve, për të cilin shkak është lëshuar urdhër për tërheqje të tyre nga tregu”, njofton Agjencia për ushqim dhe veterinari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More