Janevska e vendosur për zbatimin e mësimit vetëm me një turn

nga D V

Shkup, 7 mars – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehet e vendosur për zbatimin e mësimit vetëm me një turn, shkruan Alsat.

Ajo tha se zbatimi i këtij projekti në nivel shtetëror do të kushtonte rreth 8 milion euro, për zgjerim të klasave dhe objekte sanitare.

Janevska informoi se mësimi vetëm me një turn, tashmë zbatohet në rreth 150 shkolla të vendit.

“Analiza ynë thotë se që të zbatohet ky projekt, nevojitet zgjerimi I rreth 300 klasave dhe 70 objekte sanitare, që do të kushtonte rreth 8 milion euro. Kuptohet se kjo nuk mund të ndodh për një moment dhe do të zgjasë, por e rëndësishme është se kemi filluar. Ajo që është e rëndësishme është se kryetarët e komunave, e kuptuan nevojën por edhe përfitimet e punës me një turn dhe u kyçën në mënyrë aktive në zbatimin e projektit”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More