Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit

nga D V

Shkup, 21 shkurt –  Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takim me kryetarin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

“Përfitoj nga rasti t’ju informoj se në mars të këtij viti do të marrin rritjen e dytë të pagave prej 7%, pasi kanë marrë të parën prej 5% në tetor të vitit të kaluar”, theksoi ministrja.

Ajo tha se takimi me SASHK ishte vazhdimësi e dialogut konstruktiv social, me qëllim të miratimit të një marrëveshjeje të re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

Janevska theksoi se për herë të parë rritja e pagave lidhet me normën e inflacionit, për të siguruar një rritje reale të të ardhurave të punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More