Janushev: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është problem, por duam garanca se do të jetë kërkesa e fundit

nga D V

Shkup, 25 tetor – Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Igor Janushev thotë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është aspak problem, por duam garanca se do të jetë kërkesa e fundit.

“Bullgarët në Kushtetutë nuk janë problem. Ajo që kërkojmë është të kemi garanci që nuk do të dalin më 150 kërkesa. Kjo është e fundit dhe pas kësaj nuk do të ketë më kërkesa. Ky është precedent, as një anëtari të vetëm të BE-së, as një shteti të vetëm që negocion në BE, nuk i janë imponuar probleme bilaterale, duke i zgjidhur ato si një nga kushtet për të hyrë në BE”, tha Janushev në “Daily Click”.

I pyetur se pse gazetarët nuk kanë qasje deri tek DAP dhe Regjistri për Kadastër, Janushev tha se se është lejuar nga qeveria e mëparshme në mënyrë joligjore dhe ka njoftuar se do të vihet në formë dhe se gazetarët do të kenë akses së shpejti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More