Jashari: Nuk çuditem nëse Kurti pas disa dite i dërgon ftesë PDK-së

nga Xh M

Jashari: Nuk çuditem nëse Kurti pas disa dite i dërgon ftesë PDK-së

Analistit politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk mund ta vazhdojë gjatë këtë bllokadë dhe do të detyrohet të marrë vendime.

Sipas tij, është mundësia që Kurti t’i dërgoj ftesë edhe PDK-së.

”Nuk çuditem nëse Kurti pas disa dite i dërgon ftesë PDK-së, sepse ndërtimi i naracionit sikur e lutëm disa herë LDK-në por nuk po dëshiron për zhbollikimin e vendit. Ftesa nuk do të pranohet, do ishte e çuditshme nëse pranon”, tha Jashari.

Jashari: Si ka mundësi që Kurti nga kritikat për Abdixhikun, kalon në ftesë për bashkëpunim?

Analistit politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 duke komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi, tha se pavarësisht nevojës së vazhdueshme për kompromise, partitë në të kaluarën kanë arritur të krijojnë institucione.

Ai vuri në pah edhe kontradiktat në qasjen e Kurtit ndaj opozitës, duke pyetur se si mund të ndërtohen institucione me parti që vazhdimisht janë sulmuar publikisht nga ai.

”Asnjëra prej partive politike asnjëri prej liderve nuk do të ishte kaq i pa përgjegjshëm sa Kurti dhe VV ta keqperdorte këtë hapësirë të vogel procedruale për ta bllokuar shtetin”, tha Jashari.

”Nuk po shohim gatishmëri nga Kurti që të foromojë institucione. Si është e mundur që pardje, Abdixhiku, LDK ishin argatë të Serbisë ishin ata bllokuesit e shtetit dje kur i dërgoj ftesë, po janë të pranueshëm, PDK janë të kqijë, qysh po don me bo insituticone me dikë që vazhdimisht i sulmon”, tha ndër tjera Jashari.

Jashari: Votuesi i VV-së është lodhur, koha e fundit që Kurti të sillet si i pjekur

Analisti politik Shemsi Jashari, në ”Click” të RTV21 ka theksuar se qytetarët dhe votuesit e Vetëvendosjes kanë filluar të lodhen me lojërat politike.

Sipas Jasharit, është momenti i fundit që Kurti të tregojë pjekuri politike dhe të sillet si një zyrtar i denjë për peshën dhe përgjegjësinë që mban.

”Qytetari dhe votuesi i VV-së ka filluar me u lodh me lojrat që Kurti po i bën, është koha e fundit që Kurti të sillet si i pjekur dhe të sillet si një zyrtar që ka peshë, ka përgjegjësi”, tha Jashari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More