“Kandidatët janë kthyer si njerëz showbiz-i”, Limonera Bozha: Jam për terrenin, jo Instagramin

nga Xh M

Kandidatja e PSD e qarkun e Fierit, Limonera Bozha, ka kritikuar rivalët e saj politikë për mënyrën se si janë duke e zhvilluar fushatën elektorale.

Bozha në një intervistë në Quo Vadis për moderatoren Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se rivalët e saj janë më të fokusuar në rrjetet sociale se te hallet e qytetarëve.

Ajo tha se ndryshe nga rivalët, qendron gjithmonë pranë njerëzve, për të prekur hallet dhe problemet e tyre.

“Tani çdo gjë është bërë në formën e reklamimit të kandidatëve sikur janë aktorë. Po kërkohen të përzgjidhen nga njerëz që ata të punojnë për hallet e tyre, jo thjeshtë të dalin dhe të bëjnë show për videot e tyre dhe replika me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja që unë jam larguar, unë jam njeri i punës dhe preferoj të jem afër me njerëzit, që të di të përcjell zërin e tyre për problemet dhe hallet që kanë ata. Nëse unë do të rrija gjatë gjithë kohës para instagramit dhe të replikoja me ndonjë kandidat X gjatë gjithë kohës, nuk besoj se do të sillja ndonjë gjë të mirë për ata që dua të përfaqësoj”, deklaroi Bozha në Quo Vadis.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More