Java nis me diell dhe shi, ja sa shkojnë temperaturat në Shqipëri

nga D. V.

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri 7m/s.

Deti – Valëzimi i ulët i forcës 1 ballë./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More