Javën e ardhshme priten reshje të rrëmbyeshme

nga Xh M

Shkup, 23 mars – Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas parashikimit, procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me shtrëngata dhe erëra të forta (mbi 60 kilometra në orë).

“Lokalisht do të ketë reshje të mëdha shiu (mbi 20 litra për metër katror në 24 orë). Deri të enjten do të fryjë erë jugore, e cila nesër do të jetë me intensitet të shtuar, ndërsa nga e premtja do të fryjë nga drejtimi verior”, njofton DPHM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More