Javën e kaluar më së shumti raste të gripit në Gostivar dhe Kumanovë

nga Xh M

Shkup, 17 tetor – Gjatë javës së 41-të të vitit 2024 – nga data 7 deri më 13 tetor, janë raportuar 31 raste për persona me sëmundje të ngjashme me gripin, për gjashtë më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Gostivar – 14, Kumanovë – 10, Tetovë – tre dhe Kavadar, Shën Nikollë, Shkup, Strumicë – nga një person, njoftoi pasdite Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More