JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën

nga L. M

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se ai është i bindur se po bëhet përparim, pavarësisht zhvillimeve në fushën e betejës.

Gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” në NBC, Vance tha se presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar disa kushte të reja, përfshirë ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën ndaj ndonjë agresioni të ardhshëm nga Rusia.

Mendoj se rusët kanë bërë lëshime të mëdha ndaj Presidentit Trump, për herë të parë në tre vjet e gjysmë që nga fillimi i konfliktit,” u shpreh Vance. “Ata kanë deklaruar se nuk do të përpiqen të vendosin një regjim kukull në Kiev – që ishte një ndër kërkesat kryesore në fillim. Dhe më e rëndësishmja, ata kanë pranuar që të ketë një lloj garancie sigurie për integritetin territorial të Ukrainës.”

Zëvendëspresidenti amerikan shtoi gjithashtu se vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë do të shqyrtohet rast pas rasti, duke pranuar se masa të tilla nuk do të jenë efektive për ta detyruar Moskën të pranojë një armëpushim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More