Jep dorëheqje prokurorja Natasha Krstevska Caleva

nga D V

Shkup, 18 shkurt – Vetëm shtatë ditë pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Krstevska Caleva.

Më 10 shkurt, me propozim të prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi.

Zgjedhja e Krstevska-Calevës u shoqërua me komente të ndryshme.

Qeveria pretendon se zgjedhja e saj është e paligjshme.

Ajo nuk i përballoi dot kritikat dhe dha dorëheqjen.

Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për mobbing ndaj kolegëve të tij.

Hajrullahi në deklaratat publike pohon se është viktimë e presionit.

Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi, Jove Cvetanovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More