Jepet paraburgim prej 30 ditësh për dy personat nga Tetova të cilët rrëmbyen dhe ushtruan dhunë fizike ndaj një fëmije

nga D. V.

MPB njofton se me 5 maj 2025 në ora 23:00 dhe më 6 maj në ora 01:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Xh.D. (56) nga fshati Gajre i Tetovës dhe L.D. (52) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga Zh.J. (39) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Ajo raportoi se ata, duke përdorur forcë, e kanë futur djalin e saj të mitur në veturën e tyre “BMW X5” dhe e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur edhe një mjet metalik.

Sipas kallëzimit, pas arratisjes së të miturit nga vetura, Xh.D. ka nxjerrë armë zjarri dhe e ka kërcënuar. Po ashtu, të njëjtit janë denoncuar edhe nga B.Sh. (24) nga Tetova, i cili ka raportuar se kundër vullnetit të tij është futur në të njëjtën veturë, është sulmuar fizikisht dhe i është kërkuar të tregojë për dy persona që, sipas pretendimeve, i kanë marrë para vajzës së Xh.D.

Personat janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal. Me vendim të gjyqtarit për procedurë paraprake, atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More