Shkup, 1 mars – Sabajdin Fazli, 67 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Fatushe Fazli, 56 vjeçe, jetojnë në një barakë dy dhomëshe në lagjen Hasanbeg. Ndonëse gjithë jetën që të dy kanë punuar, megjithatë tani ata kanë mbetur pa asnjë të ardhur të sigurt në muaj për shkak se asnjëri nuk punon.
Baraka në të cilën jetojnë është plot lagështi sepse çatia pikon, ndërsa në shumë vende kanë vendosur legenë të plastikës që uji të mos ua dëmtojë edhe ato pak orendi që i posedojnë. Ata kanë frikë se shtëpia do rrënohet.
-Kjo shtëpi kushtet i ka pak të dobëta, është tu shku teposhtë, temelat kanë lëshu.
-Keni frikë se do rrënohet?!
-Kemi frikë se na ze.
Sabajdini më herët ka punuar si kamarier, e më pas si sigurim, ndërsa tani, siç thotë, për shkak moshës askush nuk e pranon në punë, ndërsa për shkak se gjatë kohës kur ka punuar si kamarier nuk i është paguar stazhi, nuk mund të marrë pension. Thotë se punon kohë pas kohe privat si përkthyes.
Zonja Fatushe, deri në shkurt të vitit të kaluar ka punuar me kontratë në vepër në ambulantë Proleçe, mirëpo nuk i është vazhduar kontrata. Më pas ajo ka vazhduar 6 muaj të punojë pa pagesë, vetëm e vetëm ta ruaj vendin e punës, por megjithatë në fund përsëri është dashur të largohet nga aty. Tani, siç pohon ajo, dy apo tre herë në muaj shkon që të pastrojë banesa. Për shkak se Zonja Fatushe ka punuar, atyre nuk u ka takuar ndihma sociale, ndërsa tani që një vjet janë pa fare të ardhura të rregullta.
“Kur më thirrin punojë, ndonjëherë më kanë thirrur edhe si përkthyes, disa tregtarë turq kanë dëgjuar se të gjithë gjuhët e ish Jugosllavisë i di. Më kanë thirrur, mirëpo kjo nuk është rrugëdalje. Një herë në javë, një herë në 10 ditë, 20 – 30 euro. Ashtu”, tha Sabajdin Fazli
-Kam punuar te ambulanta Proleçe si pastruese. Gjithçka ishte mirë por në shkurt të vitit të kaluar, nuk na e vazhduan kontratën.
-Çka punoni privat?
-Si pastruese, kur më thirrin të pastroj ndonjë banesë.
-A ndodh shpesh që të ju thirrin?
-Të themi në muaj dy apo tre herë!
Ndonëse tani ata kanë më së shumti se kur nevojë që njerëzit human t’ua zgjasin dorën, megjithatë ata, siç thonë, “kush sa mundet, nuk duam të ngushtojmë njeri” me modesti kërkuan ndihmë nga njerëzit human.
-Kush sa ka mundësi, nuk mundemi me u thënë…
-Për çka keni më së shumti nevojë?
-Tash për tash i kemi puntë pak …se skemi të ardhura nga askund. Kemi mbetur kështu. Edhe Ramazan. Cajo, masandej vjen shpija, që me frikë po qëndrojmë, një tëmret të bie do na zëjë.
Të gjithë njerëzit human që duan t’ia zgjasin dorën kësaj familje, e cila dërgoi apel për ndihmë përmes emisionit “Edhe unë jam këtu” këtë mund ta bëjnë duke i kontaktuar drejtpërdrejtë në numrin e telefonit 075 641 182 apo në xhirollogarinë që po e shihni në ekran.
GRAFIKË:
Sabajdin Fazli
200003501631898
Stopanska Banka
Numri i telefonit
075 641 182