Vijon procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.