“Jo, jo, jo” – Taravari hedh poshtë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje parlamentare

nga Xh M

Gostivar, 7 maj – “Jo, jo, jo”, kështu troç përgjigjet kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari kur pyetet se dalja e mundshme e tij nga Qeveria e përcakton shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por duke folur më tej, Taravari shton se kjo vjen ngaqë Qeveria i ka numrat për të vazhduar më tej, megjithatë shton, se “varet edhe nga VMRO-ja”.

“Gazetari: Shumica shqiptare me 9 deputetë shqiptarë?

E di, por ajo nuk prish punë. Mund të ketë 1-2 deputetë që dalin nga ata shkojnë te ata, por nuk prish punë ajo. Unë parimisht e kam thënë se më shumë jam për zgjedhje lokale dhe më pas të shkohet në zgjedhje parlamentare vitin e ardhshëm eventualisht. Po shikoni, zgjedhjet parlamentare varen vetëm prej VMRO-së. Krejt mund të kemi dëshira, por nëse VMRO-ja vendos se mund të shkohet, ne patjetër e kemi ta pranojmë dhe do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More