Jo vetëm në Austri, Mërgim Berishën e kërkon edhe skuadra e shqiptarëve në Serie A

nga D. V.

Mërgim Berisha duket se ka ditët e numëruara te Hoffenheim, teksa gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të largohet dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Sipas Sky, sulmuesi 27-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra italiane Lecce.

Klubi ku aktivizohen dy shqiptarët Medon Berisha dhe Ylber Ramadani e duan Berishën në huazim, ose transferim të përhershëm sepse janë në negociata me Hoffenheim.

Kohët e fundit, interes për Berishën ishte shfaqur edhe nga skuadra austriake Sturm Graz.

Berisha nuk është pjesë e planeve të Hoffenheimit këtë sezon dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje deri tani. Kontrata e tij me klubin gjerman është e vlefshme deri në vitin 2027, por Hoffenheim është i etur ta shesë lojtarin.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra si Augsburg, Fenerbahce, SCR Altach, Red Bull Salzburg, Lask Linz dhe Magdeburg

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More