Jotova: Kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut kërkesat bullgare mundohen t’i paraqesin si trillim

nga D. V.

Shkup, 17 prill – Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova dhe komisionerja evropiane Marta Kos do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në hapjen e forumit “Bashkimi Evropian takohet me Ballkanin”.

“Ky do të jetë takimi im i parë me komisioneren Kos. Ne duam të dëgjojmë prej saj se cili është vizioni për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Vëzhgimi im është se kjo temë është braktisur plotësisht në muajt e fundit”, tha nënpresidentja bullgare para fillimit të forumit.

Jotova konfirmoi gjithashtu se do të shprehë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për mendimin tim, ky debat është duke u deformuar si këtu në Bullgari ashtu edhe në skenën evropiane. Ka një përpjekje nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut që kërkesat normale të Bullgarisë, respektimi i kritereve evropiane t’i paraqesin pothuajse si një trillim nga ana jonë dhe po përpiqen gjithashtu t’i vendosin në një bllokadë bilaterale, gjë që nuk është e vërtetë”, komentoi Jotova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More