Ju dha 25 mijë euro pas kërcënimit se do të lëndojnë vëllaun e saj

nga Xh M

Shkup, 10 maj – Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël. Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit.

Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse nuk u jepte para. Sipas denoncimit, ajo në disa raste u detyrua t’u jepte para, duke i marrë nga shtëpia gjithsej 25 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More