I dehur në motor – 36-vjeçari nga Struga del nga rruga dhe përfundon në polici

nga Xh M

Më 09.05.2025, në orën 06:35, zyrtarët policorë nga SPB Strugë në rrugën “Boro Kalajxhieski” në Strugë e arrestuan I.M. (36) nga Struga. Paraprakisht, ai kishte dalë nga rruga duke drejtuar një motoçikletë pranë një kazinoje në lagjen “Plitishta” të Strugës. Pas masave të ndërmarra, policia konstatoi se ai kishte qenë nën ndikimin e alkoolit – konkretisht me 2.28 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More