Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit.
Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson se faji i lindjes së fenomenit të tregtimit pa faturë të produkteve blegtorale është skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas deputetit socalist, skema aktuale e TVSH-së ka detyruar grumbulluesit dhe përpunuesit të mos lëshojnë fatura për produktet blegtorale, pasi u kushton jo pak para. Ai thekson se çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.