Ka ndërruar jetë doktori Ilija Xhonov, neuropsikiatër, një nga mjekët më të shquar në vend

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – Ka ndërruar jetë prof. dr. Ilija Xhonov. Ai ishte neuropsikiatër, profesor i rregullt, ish-drejtor i Klinikës për Sëmundje Neurologjike në Shkup, dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup për dy mandate dhe ish-drejtor i Qendrës Klinike të Shkupit.

Arsimin fillor dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa më pas në Shkup diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1967. Provimin e specializimit e dha në vitin 1973. Doktoraturën e mbrojti në Beograd në vitin 1982, në fushën e sëmundjeve neuromuskulare.

Në dhjetor të vitit 1969 u punësua në Klinikën për Sëmundje Nervore dhe Mendore në Shkup. U zgjodh asistent në vitin 1977, docent në vitin 1986 dhe profesor i rregullt në vitin 1996. Ka qenë drejtor i Klinikës së Nervave (1987-1988), prodekan (1988-1990) dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup (1990-1994), si edhe drejtor i Qendrës Klinike (1997-1999). Në vitin 1978 themeloi Laboratorin për ekzaminime histologjike të biopsive të muskujve. Ai futi qasje moderne diagnostike dhe terapeutike në sëmundjet neuromuskulare. Gjithashtu krijoi Departamentin e Neurologjisë në moshën e zhvillimit.

Ka publikuar 107 punime shkencore dhe profesionale dhe ka realizuar një projekt shkencor për sëmundjet neuromuskulare në Maqedoni (1984-1988).

Është fitues i çmimit të qytetit të Shkupit “13 Nëntori” në vitin 2010.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More