ryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “ Royal Beverage L. L.C.”, që përfaqësohej nga Fejzulla Mustafa me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve afariste për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e ujit të ambalazhuar natyral, mineral në paketimin “PET”, qelqi dhe bidon në volum të ndryshëm duke filluar nga 0.25L deri 10L. Për ndërtimin e kësaj fabrike, komuna e Kaçanikut ia ka dhënë pronën komunale në shfrytëzim afatgjatë.
Gjatë nënshkrimit të kontratës, kryetari i Komunës së Kaçanikut Beisim Ilazi ka thënë se në këtë projekt do të investohen 5.5 milion euro.
