Kallëzim penal ndaj një personi nga Velesi, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

nga D V

Më datë 05.01.2025 rreth orës 22:00, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim ilegale të Drogave në SPB Veles kanë ndaluar A.I (30), S.K (26), të dy nga Velesi dhe B.S. nga Kavadari.

Gjegjësisht, në pikën e pagesës “Sopot”, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Velesit, i drejtuar nga I.A., dhe pasagjerë ishin S.K. dhe B.S., tek S.K. u gjet dhe u sekuestrua heroina.

S.K. është ndaluar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik.

Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër S.K. është paraqitur kallëzim penal për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, njoftojnë nga MPB.

Më 06.01.2024. , i njëjti është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të masës së caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More