Kallëzim penal për drejtoreshën e çerdhes, dyshime për punësimin e një personi

nga D. V.

Shkup, 10 dhjetor – Policia e rajonit të Koçanit ka parashtruar kallëzim penal ndaj J.E. 51 vjeçe nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimeve” si drejtoreshë e një çerdhe, përcjell TV21.

“E denoncuara, në cilësinë e ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Publik Komunal – Kopshtit “Pavlina Veljanova” në Koçan, ka ndërmarrë veprime zyrtare duke kaluar kufijtë e autorizimeve të saj zyrtare. Ajo përmes një agjencie private punësimi ka angazhuar përkohësisht një person për pozicionin e kujdestarit për periudhën 01.12.2024 – 15.05.2025, pa poseduar licencë të vlefshme personi për këtë pozicion. Me këtë veprim, e denoncuara i ka mundësuar personit të përfitojë përfitim material në shumën prej 164.824 denarë”, thonë mes tjerash nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More