Kallëzim penal për gjashtë persona nga Ohëri dhe Struga për keqpërdorim të detyrës zyrtare

nga Xh M

SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit” kundër V.A (53) nga Ohëri, dhe kundër L.A (42) nga Struga, V.A (59) nga Radolishta e Strugës, A.M (55) nga Struga, V.P (49) nga Ohri dhe J.B (49) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

Siç njoftoi sot MPB, i denoncuari i parë, gjatë vitit 2023, në cilësinë e ushtruesit të detyrës Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Sistemi Kolektor” – Shkup, dega Ohër, pas shpalljes së konkursit për punësim të përhershëm, ka nënshkruar vendime për përzgjedhjen dhe punësimin e dy kandidatëve, edhe pse e dinte se nuk i plotësojnë plotësisht kushtet ligjore të cekura në konkurs.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More