Humbën në Bjeshkën e Herushtës së bashku me bagëtitë, rikthehen në banesë familjet e bllokuara nga bora

nga L. M

Familjet e bllokuara këtë të enjte në Bjeshkën e Herushtës, në Tropojë kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre pa probleme.

Sipas informacioneve, ata kishin dalë së bashku me bagëtitë në bjeshkë, kur kanë humbur për shkak të reshjeve të dëborës atje.

Pas lëshimit të alarmit për bllokimin në Bjeshkën e Herushtës, ata janë a`fruar pranë banesave të tyre pa probleme.

Ndërkohë ende nuk dihet fati i personave të bllokuar në në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë, ku dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stan për shkak të reshjeve të dëborës.

I bllokuar ka mbetur dhe djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë.

“Sot, më datë 03 Tetor 2025, rreth orës 13:30, jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropojë se 2 të moshuar kanë ngelur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës.

Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë.

Bashkia po merr masat e duhura dhe po vlerëson situatën në mënyrë që t’u shkojë në ndihmë personave të bllokuar,” thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More