Kanada/ Ariu i rrezikshëm shpallet në kërkim, sulmoi nxënësit e shkollës, 11 persona të plagosur

nga L. M

Një ari është në arrati në Kanada, pasi sulmoi grupin e nxënësve dhe mësuesin, duke lënë 11 persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Autoritetet kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda ndërsa oficerët e armatosur vazhdojnë kërkimin për kafshën. Incidenti ndodhi të enjten pasdite në një shteg këmbësorësh.

Sipas dëshmitarëve, një mësues u përpoq të mbronte fëmijët. Në tentativë për ta larguar arin, disa nxënës u goditën aksidentalisht me sprej kundër arinjve.

Veronica Schooner, një prind, tha se djali i saj 10-vjeçar ishte në grup, por shpëtoi pa lëndime:

“Ai tha se ari kaloi aq afër tij, por po ndiqte dikë tjetër. Madje ia preku qimet”.

Është e vështirë të dish çfarë të thuash gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Jemi mirënjohës për ekipin dhe studentët tanë”, tha komuniteti në një njoftim.

Autoritetet lokale dhe ekipet e specializuara të kafshëve të egra po kërkojnë arin, ndërsa banorët këshillohen të shmangin zonat pyjore dhe rrugët e qeta deri në kapjen e tij.

Sulme të tilla janë të rralla, por Bella Coola ndodhet në një zonë me densitet të lartë arinjsh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More