Kandidati i VLEN-it për Dollnenit, Islami kërkon mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm

nga D. V.

Shkup, 30 tetor – Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dollnenit, Blerim Islami, para banorëve dhe përfaqësuesve politik të koalicionit, shpalosi vizionin e tij për komunën dhe kërkoi mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm. Nga VLEN kërkuan unitet etnik dhe fetar kurse thanë se Islami personifikon karakterin e komunës. Islami ka premtuar investime në arsim, furnizim me ujë të pijshëm, ndërtimin e një poliklinike, përmirësim të infrastrukturës duke përfshirë rrugët kryesore dhe rrugicat në të gjithë komunën, hapjen e një zone teknologjike industriale, rrjet të zgjeruar kanalizimi, dhe menaxhim efikas me mbeturinat.

“Ndodhemi në fshatin Debresh. Kemi vizitë nga përfaqësues qeveritar. Me ne sot është Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit, e kemi zv.kryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti dhe kryetarin e Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi. Vizita e tyre këtu është ndihmë e madhe për ne. Kudo që shkojmë, çdo shtab që vizitojmë ndihet atmosfera e fitores dhe shpresojmë që më 2 nëntor të festojmë së bashku këtu në Dollnen”, deklaroi Blerim Islami, Kandidat i VLEN-it për Dollnenin. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More